Novak Djokovic nuk gabon dhe kualifikohet në çerekfinalet e Australian Open për herë të 15-të në karrierën e tij: 24 herë kampioni i Grand Slameve mposhti çekun Jiri Lehecka në tre sete 3-0 (6-3, 6-4, 7-6). Serbi kualifikohet për herë të 15-të në çerekfinalen e Australian Open, pasi mundi çekun Jiri Lehecka, me rezultatin 6-3, 6-4, 7-6 në pak më shumë se dy orë e gjysmë lojë. Tashmë Djokovic do të përballet me Carlos Alcaraz në ndeshjen e shumëpritur të së martës, një finale e parakohshme mes dy kandidatëve kryesorë për të fituar Australian Open.
sfidanti.al