Napoli, Kvara zyrtarizon largimin

Me një mesazh të gjatë në profilin e tij në Instagram, Khvicha Kvaratskhelia zyrtarizoi lamtumirën e tij me Napolin: “Të dashur napolitanë, është e vështirë dhe e dhimbshme, por ka ardhur koha për të thënë lamtumirë”. Në video, gjeorgjiani tregon ditët e tij me fanellën e kaltër dhe përshëndet fansat e tij me emocion. Largimi i tij për në Paris është disa orë larg për të filluar aventurën e tij të re me PSG-në: “Këtu kalova një kohë të jashtëzakonshme. Së bashku grumbulluam shumë kujtime dhe përjetuam momente të pabesueshme. Napoli ishte shtëpia ime, ku falë secilit prej jush u ndjeva shumë mirë”.

“Rishikoj në mendjen time udhëtimin që përjetuam së bashku dhe është shumë emocionues, kujtoj golin tim të parë dhe ndjesitë që nuk do t’i harroj kurrë emocionet e çmendura, brohoritjet, energjitë, të cilat ishin gjithmonë të veçanta, si në shtëpi”. “Këtu mësova shumë në fushë dhe jashtë saj, u rrita si njeri dhe si sportist. Ishte një nder i madh për mua të vesh këtë fanellë. Dua të falënderoj çdo person që punon në klub, trajnerët, çdo anëtar të stafit, bashkëlojtarët e mi. Unë them lamtumirë, por do të mbeteni gjithmonë në zemrën time dhe shpresoj që një ditë të takohemi përsëri”.

sfidanti.al