Fati i Tironës : Kur nuk të duan brenda, ç‘e kërkon Europën!

Të gjitha dyert janë mbyllur për Tiranën, duket sikur vetëm një portë mbetet besnike ..ajo drejt “ferrit”.  Është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë nga Bylisi dhe minuta e 113-të ka rezultuar fatale. Tamam kur  ka pësuar atakun  e dorezimit. Akoma më keq, kur mendon se ishte një “beniamin Tirone”, Nevil Dede, trajneri i Bylisit , që do t’i jepte …“ dorën  e fundit”..!

Tirona e këtij sezoni  është humbësja  më e madhe në historinë e klubit. Aq sa duket sikur lavdia e dikurshmee kane shnderruar  shndërruar në   një  “funeral sportiv” për të cilin po  kujdesen të gjitha palët. I pari vetë klubi bardheblu, më pas meritë te spikatur ka  dhe  Bashkia, dhe festa mbërrin e ndizet  deri në “tempullin e intrigave ”  në FSHF. Ajo që  dikur e mbante me para në rrugë të zezë ( si njw dashnore!) , në ditët e sotme po i merr shpirtin në të bardhë… siç di vetëm ajo!

Ku ka si Tirona ! Sa ironike tingëllon kënga himn në këto momente.  Tironën e lanë pa stadium dhe për këtë u merakos  “mëma Bashki”, për faj te vetë mbeti  pa tifozë. Dhe  në fund.. kaq e dorëzuar në fushë sa edhe Europën nuk do ta shoh dot as me dylbi nga kullat e larta , që priten të ndërtohen mbi gërmadhat e “Selman Stërmasit”…

Sfidanti.al