Gabigol shënon gol, por jashtë fushës së lojës. Sulmuesi brazilian i Interit që nuk po gjen hapësirë në skuadër duket se ka gjetur vend në zemrën e Rafaella Beckran, që është as më shumë e as më pak, por motra e bashkëkombasit të tij Neymar Jr, që është pjesë e Barcelonës. Duket se Gabigol ka gjetur lumturinë me Rafaellën madje në profilin e tij në rrjetin social Instagram ka publikuar edhe një foto me të teksa është duke e puthur. Ndoshta është shpejt për të folur, por duket se familja futbollistike e Neymar është në rritje.
sfidanti.al