Një lajm i mirë dhe një lajm i keq! Një mbyllje “pikante” e futbollit për vitin 2024! Lajmi i mirë është që Dinamo, pas një kalvari të gjatë , më në fund është në krye të klasifikimit. Lajmi i keq, madje edhe më tej, është se Superliga është braktisur edhe më shumë nga tifozët! Lajmi i parë do të kishte shkaktuar më shumë bujë nëse futbolli , do të jetonte një jetë tjetër.. pa bomblën e oksigjenit. As nuk pretendohet të jetohet si në zyrat e FSHF-së.
Sikur te ishte vetëm futbolli i Superligës,por deshtoi edhe ai ai ….“super-shefave”..ekipi Kombetar! Na është përmbytur edhe “ishulli i lumtur”, Kombëtarja, e cila krekosej se i takonte një realiteti tjetër në krahasim me futbollin, me të cilin kavardisemi brenda! Nuk na habit fakti që Kombëtarja u nis për vendin e parë dhe zuri vendin e fundit, ajo që befason është se sa hap e mbyll sytë, u futëm me kokë në vazot e shortit te Botërorit dhe nuk mbajmë mend çfare ndodhi. Sepse halli i ri ia fut ..hallit të vjeter. Pyetja e momentit: si do ia bëjmë me Serbinë !?
Sfidanti.al