E pyetën një herë profesor Lym Allën se ç‘ka qënë Tirana, çështë tani dhe çdo të bëhet…nesër. Profesori i paharruar per batutat, na la një “testament” që bënim sikur e kishim harruar diku : “Tirana është një lloj rebelimi sportiv, një ekip që lindi për të mos vdekur i dorëzuar !” Kjo që po ndodh me Tiranën, më mirë që nuk e shikon profesori . Tirana e madhe është bërë e vogël. Më e keqja .. të gjithë i ka kundër..madje edhe veten e saj!
Duket sikur paska qenë e kurdisur me marifet fati bardheblu! Fill pas lavdisë së 100- vjetorit, kur u shpall edhe kampione, si me terezi, do të vinin ditët më pa shpresë të klubit. Presidenti Halili tregohet me gisht si fajtori i parë, por Tiranën e rrahin të gjithë për hiçmosgjë, tamam si batuta tek filmi.
Në fushë ekipi është dorëzuar si kurrë më parë, pa shpirt dhe pa vetdijen e fanelës mbi supe, por është e ndjeshme edhe “DORA E NGROHTË” që vjen nga sipër. Nga FSHF-ja dhe nga ..Bashkia. Ata që ishin duke vrarë njëri- tjetrin per llokmën futboll, kryetari Veliaj dhe presidenti Duka, që sajuan “duelin e shekullit”, tani kur flitet për ndërtimin e stadiumit me më shumë kulla ne Europë, janë lezetuar… “puthjen e betonit”!
Sfidanti.al