Benfica dhe mbrojtësi Bajrami, i cili ishte i lidhur me klubin deri në vitin 2026, kanë rënë dakord të zgjasin bashkëpunimin edhe për tre sezone të tjera. Marrëveshja e re vlen deri në vitin 2029. “Unë dua të rritem me ekipin dhe të përmirësohem çdo ditë, ka deklaruar Bajrami pas nënshkrimit të kontratës së re, – Është një ditë shumë e lumtur për mua, edhe për familjen time. Jam jashtëzakonisht krenar, dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë në klub gjithashtu. Jam mirënjohës për besimin dhe do të vazhdoj të punoj”. “Personalisht, dua të përmirësohem çdo ditë, të mësoj nga stafi, nga kolegët e mi në pozicionin tim, Nico (Otamendi), António(Silva), Tomás(Araújo). Dua të vazhdoj të punoj dhe të mësoj prej tyre. Në kushte kolektive, dua të jem kampion, të fitoj çdo ndeshje, të rritem me të gjithë ekipin dhe të fitoj gjithçka që është e mundur”, tha mbrojtësi.
sfidanti.al