Mijatovic sërish në ‘pozicion jashtë’ loje: Juventus, humbës në Ligën e Kampioneve.

Liga e Kampioneve e këtij viti duket se ka projektuar finalen mes Realit të Madridit dhe Juiventusit, një sfidë që është parë edhje në 20 majin e 1998 në Amsterdam dhe ku protagonist u bë Pedrag Mijhatovic. Ishte ky i fundit ai që i dhuroi titullin e 7 evropian Realit të Madridit duke shënuar golin e vetëm të sfidës që për më tepër ishte në pozicion jashtë loje. Pas 19 vitesh, Mijatovic rishfaqet sërish, këtë radhë me një deklaratë që shkaktoi jo pak zemërim te tifozët juventinë.

‘Juventus është një skuadër serioze që mbron mirë dhe që ka  lojtarë cilësore në sulm-tha Mijatovic-Juventus e Reali do të vijnë në finalen e Cardiffit në një moment shumë të mire, por Bardhezinjtë në Ligën e Kampioneve janë humbës.Ndërsa Madridi sa herë luan finalen e fiton’. Në fakt Reali i ka humbur 3 finale të Kupës së Evropës, në 1962 kundër Benficës, në 1964 kundër Interit dhe në 1981 ndaj Liverpoolit. Që nga viti 1998, kur  triumfoi pas një gabimi arbitrar, Reali nuk ka gabuar më; 5 fitore në 5 ndeshje.

sfidanti.al