Griezmann drejt Man.United? Marrëveshje me Djajtë e Kuq për 280 mijë Paund në javë.

E ardhmja e Antoine Griezmann duket se do të jetë te Manchester United.  Të paktën kjo është ajo që thekson tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas të cilit klubi anglez ka mundur të bindë francezin që të transferohet në ‘Old Trafford’. Gjithnjë sipas ‘The Sun’,  tashmë është arritur marrëveshja mes ‘Djajve të Kuq’ dhe sulmuesit të Atletico Madrid për nënshkrimin e një kontrate 5 vjecare me një pagë prej 280 mijë Paund në javë, pagë kjo që është 60 mijë Paund më e lartë se ajo që përfiton francezi tjetër Paul Pogba. Por jo vetëm kaq, Manchester United ka pranuar që të paguajë klauzolën e kontratës së Griezmann me ‘Los Colchoneros’ prej 89 milionë Paund, ndërkohë që vlera totale e operacionit kap shifrën e 170 milionë Paundëve.

sfidanti.al