Alonso provon ‘Indianapolis 500’; testime me shpejtësi 358 km/h

Fermando Alonso ka kaluar Atlantikun për t’u përgatitur për garën e ‘Indianapolis 500’, një eveniment që do të mbahet në 28 maj të këtij viti. Spanjolli, 2 herë kampion i botës në Formula 1, që për atë ditë ‘do të braktisë’  këtë kampionat, zhvilloi testet e para me makinën e skuadrës ‘Andretti Autosport’ që do të përdorë motorët Honda. Dhe rezultatet duket se ishin mjaft të kënaqshme. Alonso kreu 110 xhiro në pistën ovale duke regjistruar një shpejtësi mesatare prej 358 km/h. Një rezultati ky që mund të konsiderohet një sukses për 35 vjeçarin duke parë se vitin e kaluar kanadezi Hinchcliffe fitoi pole positionin e kësaj gare me një shpejtësi mesatare prej 371.3 km/h.

sfidanti.al