Trajneri i Serbisë e ka pritur me mjaft sportivitet shortin për kualifikueset e Botërorit 2026. Goglat në Zyrih i vendosën përballë Shqipërisë, teksa Dragan Stojkoviç shfaqet entuziast për sfidën në Tiranë. “Seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Në pjesën fizike, taktike dhe psikologjike, përgatitjet duhet të jenë në nivelin më të lartë, jo vetëm për ndeshjen me Anglinë, por dhe ndaj Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës. Një grup sfidues. Shqiptarët janë përmirësuar me lojën e tyre kohët e fundit dhe do të jenë kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku finalja e Ligës së Konferencës u luajt. Jam i vetëdijshëm që publiku për këto duele do të jetë i interesuar për të tjera arsye. Një histori futbolli, një sfidë e mrekullueshme dhe një mundësi për dy ndeshje me kualitet”, u shpreh trajneri Stojkoviç.
sfidanti.al