Messi shikon Yamal si pasardhësin e tij

Lionel Messi po i afrohet fundit të karrierës së tij, por vazhdon të dhurojë magji. “La Pulce” mori pjesë në një event të organizuar nga një sponsor i Inter Miami-t dhe, nga skena, zbuloi se kë e sheh si trashëgimtarin e tij, siç mësohet nga një video e realizuar nga “El Chiringuito”: “Ka një brez të ri lojtarësh shumë të talentuar, të cilët kanë vite përpara tyre.

Por, nëse do të duhet të zgjedhja një, për moshën dhe të ardhmen që ka, do të zgjidhja Lamin (Yamal). Varet nga ai sepse futbolli varet nga shumë faktorë, por Lamine është e tashmja dhe e ardhmja.”Ndërkohë, i riu spanjoll duhet të përqendrohet në udhëheqjen e Barcelonës drejt suksesit në La Liga dhe në Champions League. Të dielën, “blaugranat” do të kthehen në fushë kundër Leganesit.

sfidanti.al