Në konferencën për shtyp për prezantimin e Bayer Leverkusen-Inter, trajneri i skuadrës gjermane, Xabi Alonso kishte vetëm fjalë të mira për zikaltërit dhe kolegun e tij, Simone Inzaghi. “Është një nga skuadrat më të forta në Europë, shpresojmë të jemi gati – shpjegoi spanjolli – Interi është një ekip fitues që luan shumë mirë. Ata kanë ide të qarta dhe dinë se çfarë të bëjnë gjatë ndeshjes, të drejtuar nga një trajner i nivelit të lartë. Dy vjet më parë ata arritën në finale, ne mësojmë shumë duke i parë”. Nuk ka dyshim se cili është objektivi i Leverkusen: “Ne duam të kualifikohemi në Top 8, kemi gjithçka për ta bërë”.
sfidanti.al