Futbolli gjithnjë e ma shumë po i afrohet sportit teatral të keçit! E bekojnë si një kurdisje perfekte këtë sport , kur i humburi dhe fituesi këmbejnë rolet sa hap e mbyll sytë. Edhe kur luajnë Kombëtaret ndodh rëndom “keçi”, kur një ekip vjen të mund brenda në fushën tënde dhe pastaj ekipi tjetër ta kthen reston kur vjen si mik. Siç ndodhi edhe me Kombëtaren tonë në ndeshjet me Gjeorgjinë, apo rrokada e fushave dhe rezultatit me Ukrainën.
..Po ku do të gjenim dot një kampionat tjetër, më “përmbysës” se Superliga jonë , sa një pjesë e lojës nuk ngjason fare me pjesën tjetër, pasi ekipet tolloviten dukshëm. Në keç teatri është aq i bukur, madje bëhet edhe besues, sa tifozët ndizen dhe gara teatrale i mban gjallë. Në futboll, sidomos në llojin tonë, nuk dinë ta bëjnë dhe aq bukur përmbysjen. Kjo që ndodhi me Elbasanin me Vllazninë ishte, as më pak e as më shumë, keç polivalent! Luanin në Shkodër, dhe pritës ishte Elbasani, sepse ndeshjen tjetër luatën në Elbasan dhe ishte Vllaznia ..pritëse! Një rrokadë qytetesh të mëdha , për ca ndeshje të vogla! Nuk mjaftuan ndërrimi i qyteteve pritëse, por keçi mori përmasa edhe në skenën e lojës. Ja kjo ndeshja e djeshme në Shkodër, pjesën e parë e “dërmoi” Elbasani , pastaj një t’iu futur Vllaznia në të dytën dhe e tundi dhe e shkundi fare me lojë e rezultat…
Sfidanti.al