Virusi i Superliges : luajmë për fitore, puthim barazimin!

Pse dreqin ngeci tek  barazimi ndeshja Partizani – Egnatia? Pse u quajt gol i rregullt për Egnatian…ai  në minutën e 90-të? Pse kështu, pse ashtu, kishte shumë kjo edhe ndeshje. Por jemi të pafuqishëm. Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovice thotë  Shvejku, të gjitha rrugët të çojnë drejt barazimit .. thotë  “Shvejku”ynë i futbollit!  Dikur thuhej se  ndeshjen do ta fitoj më i miri, më i forti, kurse sot më i forti  ..del nga barazimi ! Pa mburrje , por mund të themi se në kohën e stadiumeve drangull fare , pra pa tifozë,  jemi kampionati që pjellim dhe pjellim… më shumë barazime .

Dhe  më e bukura, nuk është meritë e ekipeve,  sepse ata vazhdojnë të luajnë për fitore,si të parët e tyre, por nuk ke ku shkon, të gjitha  rrugët të çojnë drejt ..barazimit! Më shume barazime, me shume rivalitet. Treshja e Bermudës  sonë  : arbitri i fushës që qëndron në këmbë,  çunat e  VAR-it të cilët vendosin  ulur në bythë, dhe ata lart, “kollaret e topit”,  po shkrihen ne një trup te vetëm…

Ishte apo nuk ishte i rregullt goli i Egantias ? Sapo shfaqet në ekran  ajo viza e famshme e VAR-it,  e shplarë aq edhe shtrembaluqe ,  të jep shpresë se gola të tjerë do të lindin nga “furgoni”.  Dhe janë gola  jo për ypsilonin, por iksin ..!

Sfidanti .al