Shtyhet inaugurimi, “Camp Nou” ende kantier i hapur

Kthimi i Barcelonës në “Spotify Camp Nou” nuk do të bëhet në dhjetor, siç shpresonin drejtuesit e klubit, as në janar 2025. Skuadra e Hansi Flick do të mund të luajë përsëri në stadiumin e tyre duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm: sipas në “El Pais”, katalanasit i kanë treguar UEFA-s se do të qëndrojnë në “Montjuic” deri në mes të shkurtit, përpara se të transferohen në impiantin e tyre historik, të rinovuar nga puna e nisur një vit e gjysmë më parë. Gazeta spanjolle kujton se rregulloret e UEFA-s ndalojnë “ndërrimin e stadiumeve gjatë fazës fillestare të Champions League” dhe për këtë arsye, pas Brestit të martën e ardhshme, Barcelona do të duhet gjithashtu të presë Atalantën në stadiumin Olimpik më 29 janar. Megjithatë, kushtëzimi është i detyrueshëm duke qenë se punimet, sipas burimeve të ndryshme, po pësojnë disa vonesa dhe mund të zgjasin pak më shumë.

sfidanti.al