Arsenali ka piketuar Luis Campos si drejtor të ri sportiv. Siç njoftoi “Sky Sports” dhe e konfirmoi “AS”, portugezi, këshilltar aktual sportiv i Paris Saint-Germain, është në orbitën e “Topçinjve” dhe mund të bëhet zëvendësuesi i Edu Gaspar, i cili çuditërisht njoftoi largimin e tij nga skuadra londineze. E ardhmja e Luis Campos mbetet e pasigurt në Paris, pavarësisht se PSG hyri në negociata në fillim të sezonit për të rinovuar kontratën e tij. Puna e tij, që kur zbarkoi në kryeqytetin francez në vitin 2022, për të tentuar t’i mbushte mendjen Mbappesë për rinovimin e kontratës, ka ngjallur kritika të mëdha, pasi shpenzoi shuma të mëdha parash në tre vjet, gati 800 milionë euro, dhe nuk mundi të ndërtonte një ekip që aspiron të fitojë Championsin. Campos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025 me PSG-në, është kontaktuar tashmë nga Arsenali, që vlerëson njohuritë e mëdha të tregut që ka këshilltari sportiv i klubit parizien dhe aftësinë e tij për t’u përshtatur në kontekste të ndryshme.
Nëse largimi i tij konfirmohet, një nga viktimat mund të jetë Luis Enrique, me të cilin ruan një marrëdhënie fantastike dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të tij. Trajneri asturian, në fakt, disa javë më parë deklaroi se “shpresoj të krijoj një të ardhme me Campos”, duke përsëritur mbështetjen e tij ndaj portugezit, me të cilin ka punuar krah për krah gjatë një viti e gjysmë dhe është është në kontakt të përhershëm. Al Khelaïfi, i cili gjithashtu mbështet punën e Luis Enriques, është përpjekur të afrohet me Campos në javët e fundit, por negociatat, siç u konfirmua në Francë, mbeten të pafrytshme. Në këtë skenar shumë të paqartë, në horizont shfaqet Arsenali, i cili tashmë ka nisur të monitorojë profile të ndryshme për të pasuar Edu Gasparin në postin e drejtorit sportiv. Campos, i cili vazhdon të jetë shumë hermetik në komunikimin e tij, pa dhënë asnjë shenjë rinovimi me PSG-në, nuk është i panjohur për këto thashetheme dhe mund të dëgjojë ofertën e “Topçinjve”, që mund të jetë një goditje për skuadrën nga kryeqyteti francez edhe për Luis Enrique.
sfidanti.al