Marcello Lippi beson se Inter dhe Roma do të ndërrojnë trajnerin në fund të këtij edicioni
Trajneri italian, Marcello Lippi ka folur për gjendjen e disa klubeve të Serie A dhe për të ardhmen e trajnerëve të Interit dhe Romës.
Lippi beson se Inter do të largojë Stefano Piolin, ashtu sikurse edhe Roma Luciano Spallettin.
“Mendoj se Inter do të ndërrojë sërish trajnerin, e njëjta do të ndodh edhe të Roma”, tha shkurt Lippi.
Ai po ashtu e pranoi se Juventus është shumë e fortë dhe për momentin është e pakapshme nga skuadrat tjera italiane