Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet; operohet dhe do të kthehet të luajë.

Kush ka thënë se Zlatan Ibrahimovic do të mbyllë karrierën e tij për shkak të  dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Anderlechtin, ka gabuar. Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola ka deklaruar se sulmuesi suedez ka ende për t’i dhënë futbollit dhe se shumë shpejt do të kthehet të luajë. nëpërmjet një komunikate, Raiola bëri të ditue se Ibrahimovic iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentet e gjurit të djathtë, operacion që rezultoi i suksshëm. ishin Dr. freddie Fu dhe Dr. Volker Musahl ata që morën përsipër këtë operacion dhe do të jenë po këta mjekë që do të ndjekin nga afër edhe procesin e riaftësimit të 35 vjecarit

sfidanti.al