Tirana-Bylis do të luhet në “Niko Dovana”

Tirana, pasi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Gugash Maganin, ka siguruar dhe stadiumin ku do të zhvillojë ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, atë me Bylisin. Do të jetë “Niko Dovana”, stadiumi ku bardheblutë do të luajnë si pritës. Nuk është hera e parë që bardheblutë kanë ndryshuar stadium, kjo për shkak të situatës me stadiumet në kryeqytet. Si pritëse, me Dinamon luajti në Vlorë, me Laçin në Korçë dhe me Vllazninë në Lushnje.

sfidanti.al