Kategoria Superiore, Partizani me probleme

Kur thuajse ishte boshatisur, infermieria e Partizanit mbushet pas kësaj ndeshjeje kundër Elbasanit. Gjatë pjesës së parë portieri Pano Qirko shfaqi probleme muskulore pas një pritjeje ndaj Ze Gomesh. Vlonjati u pa të vinte dorën te kofsha. Priti fundin e pjesës së parë dhe më pas la fushën për Hoxhën. Gjithashtu, Anteo Osmanllari shfaqi probleme muskulore dhe la fushën në të 65-ën. Të dy lojtarët nuk shihet të kenë dëmtime të rënda, por sot dhe nesër gjendja e tyre do të jetë më e qartë dhe do të shihet shkalla e dëmtimit. Kjo dyshe i shtohen në listën e dëmtimeve Hadrojt, i cili po rikuperon një goditje në gju, që e ndaloi të bëhej pjesë e ndeshjes së djeshme.

sfdanti.al