Vllaznia plotëson pjesët për Partizanin

Vllaznia vuajti mungesën e tre titullarëve të rëndësishëm në ndeshjen me Laçin. Mungesa më e madhe ishte ajo e kapitenit Bekim Balaj, i cili ka shkuar në Serbi për t’u rikuperuar më shpejt nga dëmtim muskulor. Ai është vendimtar për skuadrën jo vetëm për golat që shënon, por edhe për mënyrën e lojës dhe sigurinë që i përcjell të tjerëve në fushë. Po ashtu, shkodranët nuk kishin të gatshëm në këtë ndeshje për shkak kartonësh mbrojtësit Milosh Stojanoviç dhe Erdenis Gurishta. Pa këta lojtarë me shumë eksperiencë Vllaznia e pati të vështirë të menaxhonte avantazhin. Dy të fundit kthehen për ndeshjen me Partizanin, kurse situata me Balaj duhet parë në vazhdim.

sfidanti.al