Tirana dhe Dinamo do të përballen për të 148-tën herë në kampionatet shqiptare, por për herë të parë do ta bëjnë 150 kilometra larg kryeqytetit, në Vlorë. Pas tetë javëve në Abissnet Superiore, blutë kanë pesë pikë më tepër se bardheblutë.Dy stadiume dhe dy fusha të tjera të licensuara në kryeqytetin shqiptar, si Arena e Demave apo Shtëpia e Futbollit nuk mjaftojnë për të pritur një nga ndeshjet më të ndjera në kampionat, midis Tiranës e Dinamos. Dy rivalët tradicionalë janë ndeshur 147 herë në kampionate, pa llogaritur dhjetëra herë të tjera në Kupën e Shqipërisë apo kompeticione të tjera më të vogla, por për herë të parë do ta zhvendosin përballjen mes tyre në stadiumin Flamurtari të Vlorës. Situatë jo e panjohur për Dinamon, gjithmonë në udhëtim edhe për ndeshjet brenda, por me fenomenin tashmë duket se do të familjarizohen edhe bardheblutë, që pasi pritën Egnatian në Durrës tani do të udhëtojnë 150 kilometra larg Tiranës për të bërë të zotin e shtëpisë kundër Dinamos.
sfidanti.al