Gasperini ka marrë lajme të mira nga infermieria. Berat Gjimshiti ka kaluar problemin në ijë gati dy javë më parë. Sipas medieve italiane Gjimshiti do të grumbullohet për ndeshjen e radhës të Atalantës, atë përballë Venezia-s. Për shkak të dëmtimit të pësuar në Gelsenkirshen, Gjimshiti nuk u grumbullua me Kombëtaren kuqezi duke humbur takimet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
sfidanti.al