Kombëtara, Medon Berisha: Rikthehem së shpejti

Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha humbi ndeshjet e tetorit me Kombëtaren A për shkak të një dëmtimi në pjesën e jashtme të pulpës. Ai ka munguar edhe në 4 ndeshje të Serisë A me Leçen, kundër Parmës, Sasuolos, Milanit dhe Udinezes. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një foto të tijën në stërvitje. Berisha shkruan se do të rikthehet së shpejti në fushë. Rikujtojmë që Berisha u thirr edhe nga Silvinjo për Europianin e Gjermanisë duke marrë minuta në ndeshjen e fundit kundër Spanjës. Ai është një element shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë.

sfidanti.al