Le t’i heqim kapelen trajnerit italian, Ranieri, kur deklaroi se trajnerët gënjejnë shumë, por më shumë se ata gënjejnë..trajnerët që kanë qënë futbollistë! Edhe trajneri ynë i kombëtares , gjithnjë e më i plotë, po radhitet i denjë për këtë përcaktim.
Ah ky Silvinjo, edhe debutues në stol përfaqësuese, edhe zotëroka formulën “magjike” që humbjet i kamuflon në fitore! Një zot e di se si mund të gjejë kurajën për të thënë frazën e pavend : “ Nuk na mungonte ne entuziazmi, por Çekia e kishte me shumicë”.
Pas dy humbjeve që të kallin frikën si ajo me Gjeorgjinë ,ku nuk shkuam dot në portën e kundërshtarit dhe kjo me Çekinë, një lojë topitëse pa pikë thelbi, madje duhet të festojmë që thithëm vetëm 2 gola! Ironia : askush nuk ndihet fajtor për vazhdimësinë e dështimit. Mirë për lojën që nuk skuqen fare, po për premtimin para ndeshjes. Presidenti na qerasi me “llokumin e tij” tradicional, duke thënë se do luajmë për ta fituar ndeshjen, Bajrami kishte siguri se nuk do humbasim ndeshjen, pasi e kemi studiuar mjaft mirë kundërshtarin . Kurse trajneri vazhdon me sukses “sambën e tij”..Mos kujtoni se do të luajmë për barazim! Ajo që ndodhi, nuk e kemi per herë parë : luajtem per te humbur !
Sfidanti.al