Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”. Mes temave të shumta të trajtuara, trajneri i klubit toskan flet për “xhevahirët” e shumtë që kanë spikatur te “të kaltrit”, mes tyre edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji:
“Ismajli tashmë është gati për një klub të madh”, ka thënë trajneri i Empolit. 28-vjeçari shqiptar po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij në kampionatin italian, madje u zgjodh edhe në formacionin e muajit shtator në Serie A. Ismalji u bashkua me Empolin në verën e vitit 2022 dhe që nga ajo kohë është një titullar fiks i skuadrës toskane.
sfidanti.al