Klopp kishte një marrëveshje me Red Bull që në vitin 2022

Lajmi i ardhjes së Jurgen Klopp në galaktikën e Red Bull sigurisht që shkaktoi bujë. Ish-trajneri i Liverpulit i është bashkuar gjigantit të pijeve energjike nga 1 janari me qëllim që të kujdeset për projektin e futbollit. Brenda grupit ka skuadra të ndryshme evropiane të futbollit duke filluar nga Leipzig te Salzburg, duke kaluar nga Nju Jorku dhe brazilianët e Bragantinos. Objektivi tjetër i austriakëve do të ishte skuadra franceze Paris FC që luan në Ligue 2. Duke u rikthyer tek ish-trajneri i Liverpulit dhe Borussia Dortmund, portali “TZ” zbulon një prapaskenë në lidhje me këtë histori. Sipas portalit, Klopp pranoi t’i bashkohej Red Bullit në shtator të vitit 2022 pas një takimi me Dietrich Mateschitz, bashkëthemeluesin e grupit që ndërroi jetë një muaj më vonë.

sfidanti.al