Laçi e gjen trajnerin e ri në Itali

Laçi duket se ka gjetur trajner pas largimit të Armando Cungut. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin i Interit dhe Kombëtares italiane, Francescho Moriero. Së fundmi ai drejtoi kombëtaren e Maldiveve dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Trajneri italian po përgatitet të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi të lidhur me arritjen e kupave. Timonieri italian ka drejtuar në të kaluarën skuadrën e Dinamos në Superiore. Saktësisht në vitin 2021, 55-veçari ka drejtuar “Blutë” në dy ndeshje të Superiores. Moriero ka një karrierë të pasur kryesisht në Itali, ku ka luajtur për disa ekipe italiane në Serie A, si Inter, Roma, Napoli, Milan etj. Laçi ndodhet në krizë të thellë teksa në 8 javë kampionat ka arritur të grumbullojë 3 pikë pasi ka marrë 3 barazime dhe 5 humbje. Kurbinasit nuk e njohin ende fitoren dhe shpresojnë ta gjejnë nën drejtimin e trajnerit të ri.

sfidanti.al