Çekët nuk mbushin stadiumin kundër Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në ditët e ardhshme dy ndeshje shumë delikate për ecurinë e saj në Ligën B në Ligën e Kombeve përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë, Këto janë dy ndeshje ku do të nevojiten rezultate pozitive dhe sigurisht, për të arritur të tilla duhet që të gjesh rrjetën e portës kundërshtare. Të premte kuqezinjtë, do të jenë mysafirë në Pragë, ku do të përballen me Çekinë, në një duel ku pritet të jenë të pranishëm jo më shumë se 15 mijë. “Shitja e biletave është ende në vazhdim. E di që këtu ka pasur spekulime pas ndeshjes me Ukrainën. Mendoj se duhet të vijnë të paktën 15 mijë vizitorë. Kanë mbetur edhe pak ditë, kështu që të shohim”, deklaroi presidenti i federatës çeke, Petr Fousek.

sfidanti.al