Espanyol, Kumbulla një nga më të mirët në fushë

Marash Kumbulla realizoi me Espanyol, në fitoren 2-1 ndaj Mallorcës. Për mbrojtësin kuqezi, ky ishte goli i parë në  La Liga, i ardhur në javën e nëntë të kampionatit. Pas ndeshjes, paraqitja e Kumbullës është vlerësuar me notën 8.6. Ai ishte një nga më të mirët në fushë, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për suksesin e Espanyol.  24-vjeçari është grumbulluar nga Shqipëria për ndeshjet e tetorit.

sfidanti.al