Zamiq Alijev është ftuar nga Kombëtarja e Azerbajxhanit për ndeshjet e tetorit. Mbrojtësi i Egnatias ka shkëlqyer me rrogozhinasit në Superiore, për këtë dhe i është besuar një vend te përfaqësuesja e vendit të tij. Fillimisht Azerbajxhani do të luajë kundër Estonisë më 11 tetor. Më pas 3 ditë më vonë përballet me Sllovakinë. Të dyja këto ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
sfidanti.al