Lukaku: Isha i emocionuar në debutimin tim me Napolin

Romelu Lukaku, qendërsulmuesi i Napolit, ka folur për veten e tij në një intervistë të gjatë në kanalet zyrtare të klubit, duke iu rikthyer momentit të debutimit me gol në ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës: “Isha i tronditur, ishte gjithçka kaq e mahnitshme që ndjeva një atmosferë të ndryshme me energji vërtet pozitive”. “Po, shënova, por fituam, që është gjëja më e rëndësishme. Tani si lojtar i marr gjërat dita-ditës. Mundohem të jap pak më shumë çdo ditë dhe të shoh se ku do të më çojë deri në fund të sezonit. Siç themi zakonisht, ky është mentaliteti im. Mundohem të jap çdo herë më shumë se dje”. “Si arrita te Napoli? Kur doli lajmi i kontaktit… Jam një person që e shikoj shumë Instagramin dhe ka pasur shumë mesazhe nga fansat e Napolit. Më pas fola me Mertens, të cilin e njoh që në moshën 17-vjeçare”.

“Unë tashmë kisha një mik të besuar që më përgatiti për jetën këtu. Ju mund të shihni se ai përfaqëson një qytet të tërë dhe njerëzit e tij. Është e mrekullueshme ta provosh. Të jep energji për të dhënë më të mirën çdo ditë”. “Kur sheh lojtarët, fizioterapistët, kamerierët dhe të gjithë ata që punojnë këtu, ata janë të gjithë napolitanët e vërtetë që e duan klubin. Kjo të bën të ndihesh mirë, por ka edhe një përgjegjësi të madhe për të dhënë më të mirën”.

sfidanti.al