Familja Halili protagoniste edhe në derbin e të rinjve

Këtë javë, Komisioni i Disiplinës mori një vendim që solli në vëmendje edhe një herë dhunën që vjen nga lart dhe zbret poshtë në fushën e lojës, fenomen normal tashmë në fushat e futbollit shqiptar. Ngjarja bëhet edhe më intriguese kur në lojë është familja Halili me presidentin e Tiranës, Refikun dhe djalin e tij, Grentin (ish-futbollist dhe sot drejtues), inspirues të dhunës edhe në një ndeshje 19-vjeçarësh. Në një kohë që merkatoja i ngrihet dhe shkrihet sipas grafikut të borxheve, ndërsa gjykatat e ngrijnë e shkrijnë po ashtu me të njëjtin intensitet, njeriu kryesor i Tiranës klub, jen kohë për të vendosur vetë drejtësi në një fushë ku atë duhet ta bëjnë njerëzit e FSHF-së që po aq verbërisht e mbështet.

Ngjarja;

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi për dënimin me 4 ndeshje të Refik dhe Grent Halilit, që patën sjellje josportive ndaj zyrtarëve gjatë derbit të U-19 mes Tiranës dhe Partizanit. Këto të fundit fituan 1 me 3. Në kompleksin “Skënder Halili” më 29 shtator nuk munguan përplasjet pas sfidës mes lojtarëve, ndërsa ishin të pranishme dhe kontestimet te arbitri, që akordoi 2 kartonë të kuq.

Nga Pirro Bardhyli