Adakadabra ! Nuk kishte ndodhur kurrë më pare, që një anëtar i Komitetit Ekzektiv të arratisej nga tufa kur po votonin të zezën e futbollit. Në mbledhjen famekeqe, ku u votua për “vdekjen e futbollit shqiptar” dhe për lulëzimin e futbollistëve të huaj në tokën tonë, pra do të luhet më 7 futbollistë të huaj njëherazi, dikush paska shqyer “allçinë” famëkeqe. Dhe thika pas shpine : pas një viti , futbollistë të huaj me shumicë. Pa doganë fare..
Kur presidenti Duka u ka thënë kukllave të tij se ky vendim nuk vjen nga qielli, por është edhe porosi e UEFA-s, të gjitha duart e Komitetit, madje dhe këmbët, fluturuan lart si.. me krahë. Vetëm njëri mbeti i patundur…
- Si ka mundësi? Pse nuk e ngre dorën ? – e kishte pyetur “zoti i futbollit” ushtarin “ pa dorë”
- President, pse mos ta bëjmë qysh në fillim me 11 të huaj në fushë., po ta ngremë dorën prapë një vit më pas…
Sfidanti.al