Janë pagezuar bombera meqë kur “ flasin” me këmbë, godasin portën dhe tundin rrjetën. Por kur “bomberat” bëjnë intervistë me njëri – tjetrin, duket sikur më pranë është autogoli sesa goli! Pas humbjes për “Gines” me Gjeorgjinë, ku Kombëtarja dha prova se ishte “betuar” se nuk do ta godiste as edhe një herë portën kundërshtare, kemi ndjekur një intervistë, që i qante me lot rastet dhe golat e munguar…
I pyetur për ndeshjen nga çunat e ekranit te “qeverisë se topit”, bomberi Asani ka thënë: “ Ishte një ditë e zezë, ku munguan dhe rastet për gol..”
Erion Bogdani, ish-bomberi i Kombëtares, në rolin e specialistit në studio, ka replikuar ëmbël me fjalët e tij: “ Asani ti je një futbollist i rëndësishëm për Kombëtaren tonë. Mos thuaj se ishte një ditë e zezë, sepse ju bëtë një ndeshje të mirë..”
S’ka si bëhet me ters me Kombëtaren, edhe kur ia shprep ndonjëri të vërtetës, nuk të lënë ta hapësh gojën! Kjo që ndodh vlen si haleluja: një “bomber” pohon se ishte ditë e zezë për kombëtaren, një bomber tjetër, rekordmeni i golave kuqezi, Bogdani, e zbardhi ndeshjen e humbur dhe produktin e …“qeverisë së topit”!
Sfidanti.al