Kasano: Nëse Pogba vlen 105 milionë euro, Rodrigez 80, po Iniesta ?

Antonio Kasano, “djali plangprishës” i futbollit italian, në një prononcim në median vendase, midis të tjerave, foli edhe për mbivlerësimet financiare që u bëhen futbollistëve të sotëm. “Pogba, Hames dhe Baloteli mbivlerësohen. A vlen, me të vërtetë, Pogba – 105 milionë euro? Jo. Po, Rodrigezi – 80 milionë? Jo. Në rast se këta lojtarë kushtojnë kaq, sa do të mund të kushtonte Andres Iniesta në ditët e tij më të mira? Po ashtu, edhe Baloteli është mbivlerësuar, por ai, ashtu si edhe Pogba, kanë menaxherë të mirë që dinë të bëjnë marrëveshje fitimprurëse”, thotë Kasano. Ky futbollist 35-vjeçar, ish-pjesëtar i përfaqësueses italiane, që nga janari, është pa klub, kur ai prishi kontratën me Samdorian, por ai  thotë se ka ndërmend që të luajë ende futboll në fushë.

Sfidanti.al