Serhio Ramos e trashëgoi, me plot të drejtë, shiritin e kapitenit të ekipit nga miku i tij më i mirë, Iker Kasijas, dhe, me të vërtetë, ky lojtar gëzon një respekt të madh në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit. Megjithëse është një lider i vërtetë i ekipit të tij, mbrojtësi i “mbretërorëve” ka ritet e veta që i praktikon para çdo ndeshjeje. Ramosi zbuloi, para pak kohësh, se ai para fillimit të çdo ndeshjeje flet në telefon me bashkëshorten, fëmijtë e vet, babanë dhe vëllanë e tij.
Kurse, tani, duke festuar shifrën 10 milionë pasues në Twiterin e tij, ai iu përgjigj edhe një pyetjeje mjaft të veçantë se çfarë bën ai një natë para ndeshjes. “Në rast se e fshehta e Ançelotit para çdo ndeshje është një dremitje 100-minutshe, për mua, një gjumë i mirë natën, të paktën tetë orë, është ‘ilaçi’ më i mirë”, vuri në dukje Ramosi që, si një profesionist i vërtretë, konsideron se një gjumë i mirë është është gjëja më e mirë që duhet të bëhet para çdo ndeshjeje.
Sfidanti.al