Mediumet në Spanjë publikojnë lajmin se gjyqtari i ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, Ernandez Ernandez, u largua nga “Santiago Bernabeu”, duke pasur me vete bluzën e Serhio Ramosit. Dihet, prej kohësh, historia se “mbretërorët” nuk i lënë, asnjëherë, pa dhurata gjyqtarët. Mediumet, tani, shkruajnë se gjyqtari Ernandez Ernandez nga stadiumi “Santiago Bernabe”, të dielën e fundit, doli, duke pasur me vete bluzën e Serhio Ramosit, të cilin ai e nxori jashtë me karton të kuq. Megjithatë, bluza nuk ishte destinuar për gjyqtarin dhe Ernandezi shërbeu vetëm si korrier. Bluza, në të cilën ndodheshin firmat e disa lojtarëve të Realit të Madridit, ishte destinuar për drejtorin e hotelit “Sands Beach” në Lazarote, nga është edhe vetë gjyqtari Ernandez Ernandez, kështu që ai mori me vete bluzën e mësipërme, pasi atij i ishte lutur drejtori i mësipërm i hotelit të Lazarotes.
Sfidanti.al