Ky Murinjo i mërzitshëm! Mançester Junajtidi – vetëm një herë e goditi kuadratin e portës

Zhoze Murinjo i “djajve të kuq” luajti, mbrëmë, një futboll mjaft difensiv në derbin e madh me rivalin kryesor të qytetit, Mançester Siti, dhe lojtarët e tij, në këto kushte, e goditën vetëm një herë kuadratin e portës kundërshtare. Mund të thuhet se “aktorët” e derbit të Mançesterit dështuan në rolet që morën përsipër të        luanin dhe kjo ndeshje, pa asnjë shkëlqim, përfundoi 0-0, ndërkohë që mund të vihet në dukje se meritë kryesore që kjo ndeshje përfundoi pa gola, ka trajneri i ManU-së, Murinjo.

Lojtarët e këtij të fundit më shumë e kishin mendjen që të mbronin portën e tyre sesa të ushtronin kërcënim mbi portën kundërshtare. ManU-ja, në fakt, e goditi tri herë portën ManSitit dhe vetëm një herë kuadratin e saj dhe atë e gjuajti Mhitariani mbas gabimit të Bravos. Sipas “Optas’, miqtë nga “Old Trafordi” e zotëruan topin, gjithsej, 30.8 për qind. Sidoqoftë, Murinjo është i parimit se “mjeti e justifikon qëllimin”, ndërkohë që ai kishte probleme dëmtimesh dhe u largua nga “Etihadi” me një pikë.

Sfidanti.al