Trajneri i Anglisë preferoi regbinë para derbit të Mançesterit

Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Geret Sauthgejt, në vend të llozhës në “Etihad” që të shihte derbin e madh mes dy Mançesterëve, preferoi të shihte një ndeshjeje regbie. Pavarësisht nga prania në ndeshjen derbi të dy rivalëve kryesorë, Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola, dhe pritshmëritë se kjo ndeshje do të ishte spektakolare, duket se kjo ndeshje nuk ishte shumë e rëndësishme për Sauthgejtin. Kështu, ky i fundit, në vend që të ndodhej në një nga llozhat e “Etihadit”, ndoqi ndeshjen regbi mes Lidsit dhe Hadersfildit.

Duke qenë se derbi mançesteras nuk ofroi asgjë me lojën e zbehtë që u zhvillua, duke e mbyllur ndeshjen 0-0, doli se trajneri i “tre luanëve” nuk kishte gabuar. Për më tepër që në formacionet e parë të të dy ekipeve kishte vetëm dy anglezë, Rahim Sterlingu i Mançester Sitit dhe Markus Rashfordi i Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al