Imazhi i Sir Jim Ratcliffe, pronarit të Manchester United, i dëshpëruar dhe i habitur në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes së humbur 3-0 nga Djajtë e Kuq kundër Liverpool-it, ka bërë xhiron e botës dhe ka treguar qartë gjendjen e keqe që rrethon trajnerin Erik Ten Hag. Trajneri holandez është gjithmonë në rrezik. Fitorja e FA Cup sezonin e kaluar e shpëtoi atë nga një shkarkim që dukej i sigurt, por tani durimi duket se ka marrë fund.
Dhe kështu, në javët kushtuar ekipeve kombëtare, në Angli flitet sërish për një kthesë. Sipas Daily Mirror, Thomas Tuchel tashmë është gati për t’u rikthyer në lojë pas përvojës jo tamam pozitive në stoli i Bayern. Mësohet se ai ka zhvilluar tashmë bisedime me Ratcliffe gjatë verës, por që nuk është i vetmi që shpreson për një telefonatë. Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është gjithashtu në garë, i etur për të filluar një fazë të re të karrierës së tij me një klub prestigjioz.
sfidanti.al