E pabesueshme ajo që ndodhi mbrëmë në Valencia. Siç raportohet nga “Onda Deportiva Valencia”, Rafa Mir u arrestua për sulm të dyshuar seksual pas një ankese të paraqitur të shtunën nga dy gra rreth 25 vjeç kundër sulmuesit të klubit spanjoll. Ngjarjet do të kishin ndodhur në shtëpinë e qendërsulmuesit të huazuar nga Sevilla, por gjithçka mbetet për t’u sqaruar. Vajzat kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa sulmuesi ka kaluar natën në qeli.
sfidanti.al