Videoregjistrimi ose videopërsëritja do t’i ndihmojë gjyqtarët gjatë kohës së ndeshjeve të Botërorit të Rusisë, më 2018. Këtë e konfirmoi edhe presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino, që bëri të ditur se, përmes videopërsëritjeve, do të shihen dhe do të shqyrtohen situatat e diskutueshme lidhur me golat, kartonat e kuq dhe penalltitë. Sistemi i videoasistencës, për herë të parë, u aplikua në konkurrimin botëror mes klubeve që u zhvillua, dhjetorin e kaluar, në Japoni. Në atë turne, kjo risi u përdor në disa raste, duke treguar se ishte e dobishme. Njeriu nr. 1 i FIFA-s, Infantino, konsideron se në Botërorin e Rusisë, falë kësaj risie, do të pakësohet numri i gabimeve të gjyqtarëve që ndikojnë direkt te rezultati i ndeshjeve. Sfidanti.al