Pa Kroos, Myler e Neuer, nis një epokë e re te Gjermania

Revolucion Gjerman, pa frikë kështu mund të cilësohet situata që po kalojnë “pancerat” pasi për herë të parë në ekipin përfaqësues mungojnë tre ikonat e fundit të Botërorit të fituar në 2014, Toni Kroos, Thomas Myler dhe Manuel Neuer. Të tre kampionët e botës njoftuan pas “Euro2024” tërheqjen e tyre nga ekipi përfaqësues. Të njëjtin vendim mori edhe Ilkay Gundogan, katër lojtarë që prej vitesh kanë qenë baza kryesore e Gjermanisë. Julian Nagelsman publikoi listën e parë post “Euro2024”, një listë me emra të rinj.

Në portë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Alexander Nubel (Shtugard), Marc-André ter Stegen (Barcelona).

Mbrojtës: Waldemar Anton (Shtugard), Benjamin Henrichs (RB Lipsia), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstadt (Shtutgart), David Raum (RB Lipsia), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Emre Can (Borussia Dortmund), Chris Fuhrich (Shtugart), Pascal Gross (Borussia Dortmund), Jamal Musiala (Bayern Munich), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Angelo Stiller (Shtugart), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Maximilian Beier (Borussia Dortmund), Niclas Fullkrug (West Ham), Kai Havertz (Arsenal), Deniz Undav (Shtugart).

 

sfidanti.al