Ibrahimoviç si Redondo e Fatih Terim: Kontrata edhe shkelet!

Në këtë botë, nuk mund të shkelet një kontratë nëse nuk është në dëm të atij që e bën. Zllatan Ibrahimoviç do të bëjë pikërisht kështu, duke u përngjarë disa emrave të mëdhenj të futbollit të djeshëm. Ylli suedez ka hedhur poshtë ofertën e Zhoze Murinjos, në emër të Mançester Junajtidit, për rinovimin sezonin e ardhshëm. i dëmtuar, ai ka refuzuar një pagë vjetore prej 13 milionë stërlinash (gati 15 milionë euro).

“Rikuperimi im nuk bëhet përpara 9 deri në 12 muaj, – është shprehur 35-vjeçari, – prandaj nuk dua që të paguhem ndërsa nuk luaj. Kjo nuk është e ndershme”. Ibrahimoviç ka ndjekur kështu shembullim e argjentinasit Fernando Redondo, i cili kaloi nga Reali tek Milani në fillim të viteve 2000, por u dëmtua menjëherë dhe nuk mundi të luante kurrë për kuqezinjtë. Redondo refuzoi rrogën për këtë shkak, ndonëse sipas kontratës i takonte.

I madhi tjetër i këtij kalibri është Fatih Terim, trajneri turk i cili dha dorëheqjen nga Milani pas kontradiktave me Silvio Berluskonin. i mbiquajturi “Perandori” hoqi dorë në mënyrë sfiduese dhe kalorsiake nga rroga, edhe pse ishte brenda kontratës duke i thënë Berluskonit “me ato para, bli më mirë lojtarë për të bërë një skuadër më të fortë”.

Murinjo është i bindur se Ibra do të rikthehet dhe ndoshta, mund të ketë një kontratë tjetër 1-vjeçare për të, veçse kjo është një mundësi që do të shqyrtohet më vonë.

Sfidanti.al