Dinamo ka nisur shumë keq kampionatin, duke pësuar dy humbje në dy takimet e para të Abissnet Superiore. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që ndryshojnë stafin teknik, duke larguar nga drejtimi i ekipit të parë trajnerin Dritan Mehmeti, që merr drejtimin e skuadrës U-21. Deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri skuadra do të drejtohet nga Erjon Xhafa. Flitet se në krye të Dinamos do të vijë trajneri Ilir Daja, por gjithçka mbetet për tu parë. “FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21. Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al