Manchester United transferon Ugarte për 60 milionë

Manchester United ka arritur një marrëveshje për transferimin e Manuel Ugarte nga PSG për shifrën e 50 milionë eurove. Në akordin mes klubeve, është parashtruar dhe një bonus prej 10 milionë eurosh, që do të varet nga disa kushte. Ugarte pritet që shumë shpejt të fluturojë për në Mançester, ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore. Sa i përket Djajve të Kuq, McTominay është larguar te Napoli për shifrën e 30 milionë eurove. 23-vjeçari zhvilloi 37 ndeshje në sezonin e kaluar, ndërkohë që ju bashkua PSG sezonin e kaluar për shifrën e 60 milionë eurove.

sfidanti.al