Emri më i ri në shtëpinë e Jubentusit është ai i Sancho-s. Winger-i anglez duket se nuk do të vijoj më të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm, ndaj do të ishte një opsion shumë i mirë për Juventus. Pengesa kryesore për momentin është kërkesa tepër e lartë nga klubi anglez: 45 milionë stëlina. Juventus është duke studiuar për momentin pistën e huazimit me detyrim blerje në përfundim të sezonit tjetër. Palët janë ende larg njëra tjetrës për momentin, por tek Juventus kanë nisur të ëndërrojnë, një skuadër “yjesh” duket në horizont.