Në shtëpinë e Barcelonës me sa duket i kanë bërë llogaritë gabim. Sipas AS, pavarësisht se nga Barcelona u largua Ilkay Gundogan, me klubin që kurseu 20 milionë euro pagë sezonel, kaq nuk mjafton që klubi të regjistrojë Dani Olmo, afrimin e tyre të bujshëm në këtë merkato vere. Blaugranat janë të detyruar të shesin, ku në listën në dalje janë lojtarë si Ansu Fati, Eric Garcia, Lenglet etj, por mund të sakrifikojnë edhe Christensen dhe Ferran Torres. Pavarësisht se lista është shumë e gjatë, deri në këtë pikë asnjë lojtarë nuk është larguar duke bërë që Hansi Flick të mos ketë në dispozicion Dani Olmon. Spanjolli nënshkroi me Barcelonën një kontratë deri në 2030, ndërsa i kushtoi arkave të klubit 55 milionë euro, plus bonuset. Ky ngërç financiar mund të bëjë që edhe Chiesa, objektivi tjetër i tyre në këtë merkato vere, të dështojë. E njëjta situatë në shtëpinë e Barcelonës ndodhi edhe një vit më parë, ku Gundogan edhe pse u transfera falas u federua me vonesë për shkak të pagës së tij.
sfidanti.al